Driton Kuka i gëzohet medaljeve por ka edhe dy fjalë për Ramush Haradinaj

Driton Kuka i gëzohet medaljeve por ka edhe dy fjalë për Ramush Haradinaj

Driton Kuka është gëzuar për dy medaljet e fituara nga nxënësit e tij, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova në kampionatin evropian që po mbahet në Poloni.

Kuka është i kënaqur edhe me paraqitjen e Distria Krasniqin e cila dështoi të tregonte më të mirën, por së paku arriti të zë një vend të shtatë në këtë garë.

Por, trajneri i përfaqësueses së Kosovës përveç që shpreson se nesër Akil Gjakova dhe Loriana Kukat të arrijnë ndonjë medalje,  thotë se do Zoti do të jetë ditë e gëzueshme edhe sot një javë, ku pritet të jetë seanca për lirimin e Ramush Haradinajt

“Majlinda e Nora përsëri me medalje nga Kampionati Evropian! Distria e pafat ishte sot por megjithatë një e artë një e bronztë një vend i 7 i Distrias! Nesër Akili e Loriana! Për momentin qet foto! Do Zoti i madh që sot një Javë të jetë ditë e gëzueshme si sot e të na kthehet Heroi ynë në Kosovë”, është shkrimi i plotë i Kukës nga Warsawa e Polonisë.

https://www.facebook.com/driton.kuka/posts/10210916449205156

Shpërndaje në: