Trajneri i Majlindës godet ashpër televizonet kosovare (Foto)
Trajneri i suksesshëm i xhudisteve tona Driton Kuka, është mjaft i revoltuar ndaj televizionëve të Kosovës.
Gjersa në Antalya po garojnë tri garueset Fjolla,Distria e Nora dhe nesër Akili e Kushtrimi, televizionet tona nuk janë duke transmetuar fare garat e këtij niveli, për dallim nga 120 shtetet tjera, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi dyfishtë i Dritonit, që ka bërë më heret në rrjetin social Facebook:
“Distria në Finale e Nora në Gjysëmfinale keshtu i fituan luftërat!
Përderisa 120 shtete transmetojnë këtë garë në Kosove asnjë!
Sukseset spo ndalen!”
“Departmenti i mediave i Federatës Botërore sot kur në Antalya garojnë tri garuese Fjolla,Distria e Nora kurse neser Akili e Kushtrimi më pyeti a është e mundur që mbi 120 shtete transmetojnë garat e këtij niveli e nga Kosova asnjë!? Ku ështē në këtë mes RTK!?Çka duhet ma shumë se medalja e artë Olimpike të kemi vëmendjen për transmetim?Edhe TV tjera asnjë për be nuk po transmeton heronjtë e shtetit tonë!?Suksese sportistëve e spo e di çka ka ma shumë se medalja e artë Olimpike” shtoi Kuka.






