Driton Kuka ironizon me Kadri Veselin: Xhudo s’ka nevojë për përkrahje, kemi ‘buxhet milionësh’

Driton Kuka ironizon me Kadri Veselin: Xhudo s’ka nevojë për përkrahje, kemi ‘buxhet milionësh’

Pasi Kadri Veseli njoftoi preminë që do ta përfitoj Federata e Futbollit të Kosovës, pas kualifikimit historik, ka reguar edhe Driton Kuka, trajneri i xhudistëve kosovarë.

Ai ka ironizuar me Qeverinë e vendit, duke thënë se sporti i xhudos s’ka nevojë për përkrahje, pasi ka buxhet milionësh.

Statusi i plotë:

”Sot Qeveria ndau 500 mijë Euro Federatës së futbollit me propozim të Kryeparlamentarit Veseli
për rezultatet e arritura.
Vendimi qëlluar dhe me plot meritë.
Vendim ky për sukseset e fundit .
Federata e xhudos ka buxhet me miliona ska nevoj për përkrahje shtesë!!!!”.

Kujtojmë se Kuka ka reaguar vazhdimisht që xhudistët nuk po përkrahen nga shteti i Kosovës, duke paralajmëruar se mund edhe të largohen nga vendi. /Periskopi/

Shpërndaje në: