Driton Kuka reagon ashpër: Jemi në Lojëra Mesdhetare, pse nuk po na përcjellni?

Driton Kuka reagon ashpër: Jemi në Lojëra Mesdhetare, pse nuk po na përcjellni?

Trajneri që i solli shumë suksese sportit kosovar, Driton Kuka, ka bërë një postim në Facebook nga Tarragona, ku po merr pjesë në Lojërat Mesdhetare, shkruan Periskopi.

Duket që të gjitha mediet në Kosovë janë përqendruar kah Kampionati Botëror “Russia 2018” dhe e kanë harruar këtë event të rëndësishëm për sportin kosovar.

Më tej, Kuka shton se Kroacia e ka kombëtaren në Botëror por ata nuk kanë harruar të përcjellin këto lojëra.

Ky është postimi i plotë i Kukës:

“Injorim i çuditshëm i mediave karshi sportistëve tanë në Lojëra Mesdhetare!
Për herë të parë në Spanjë shteti ynë po merr pjesë në Lojëra Mesdhetare,garë kjo goxha e fortë dhe me interes për shtetin tonë por në media shumë pak ose aspak lajme e kjo shumë e papranueshme!
Kroacia e ka kombëtaren në Botërorin e futbollit por atje Lojërat Mesdhetare po përcjellen prej mediave në masë serioze.
Sportistat tonë dojnë përkrahje në çdo garë e jo kështu.
E papranueshme kjo qasje!!”

Shpërndaje në: