Driton Kuka reagon ashpër ndaj politikanëve kosovarë: Po uroni sukseset e shteteve tjera e po na harroni neve (Foto)
Trajneri i njohur kosovar, Driton Kuka ka reaguar ashpër në Facebook me anë të një postimi ku kritikon politikanët kosovarë
Kampionati Botëror është në përfundim ku ka mbetur për t’u zhvilluar ndeshja për vend të tretë ndërmjet Belgjikës dhe Anglisë si dhe finalja e madhe ku Kroacia takohet me Francën, shkruan Periskopi.
Driton Kuka, njeri nga më meritorët që Kosova po korr suksese në xhudo dhe po sjell medalje të shumta në vendin tonë ka kritikuar me plotë të drejtë politikanët kosovarë që gjejnë kohë për të uruar Kroacinë dhe harrojnë të urojnë sportistët që gjithmonë kthehen në Kosovë me plotë suksese.
Madje sipas trajnerit të suksesshëm ka politikanë që nuk e kanë uruar as Majlinda Kelmendin, kur ajo fitoi medaljen e Artë Olimpike.
“Hipokrizia nese e kuptoj drejt!
Plot politikana të Shtetit tim po madhërojnë sukseset e shteteve tjera e as që marrin mundin të urojnë sukseset e Sportistëve tonë!
Ka që skanë uruar as medaljen e artë Olimpike!
Golave të Xhakes dhe Shaqirit besa edhe të Januzajt u jam gëzuar edhe unë se janë Shqiptar edhe pse prezentojnë shtete të huaja por madhërimi i shteteve tjera e thurja e lavdeve pak e tepërt …
Kaq për Botërorin e futbollin!!!,” shkruan Kuka në Facebook. /Periskopi/



