Driton Kuka reagon pas heqjes së flamurit të Kosovës nga Spanja

Driton Kuka reagon pas heqjes së flamurit të Kosovës nga Spanja

Pas raportimit të Grupit Koha për heqjen e flamurit të Kosovës nga sajti i faqes zyrtare të Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018” ka reaguar trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka.

Kuka, që udhëhoqi xhudistët e tij drejt medaljeve të arta në këtë garë, në Facebook ka shkruar se shteti po bëhet në krejt shtetet janë kundër Kosovës, ju pëlqeu kjo apo jo.

Ai ka postuar një video nga ceremonia e ndarjes së medaljes së artë për Distria Krasniqin, e cila i solli Kosovës medaljen e parë në Tarragona.

“Ju pëlqeu e s’ju pëlqeu kot e keni tash (shtetit nikoqir). Në Tarragona të Spanjës ceremonia e medaljes së parë të artë në Lojërat Mesdhetare. Shteti po bëhet në krejt shtetet që janë kundër”, ka shkruar Kuka.

Kujtojmë se dy medalje të arta në këtë garë kanë marrë edhe Nora e Akil Gjakova, kurse me të argjendtë u shpërblye Loriana Kuka.

Shpërndaje në: