Droni fluturoi mbi Qeveri, policia ndaloi dy holandezë  

Droni fluturoi mbi Qeveri, policia ndaloi dy holandezë  

Dy holandezë  janë ndaluar nga autoritetet kosovare, për shkak të dyshimit se ata po xhironin ilegalisht me një dron, i cili fluturonte mbi ndërtesën e Qeverisë në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar se rasti ndodhur të mërkurën, në rrugën ‘UCK’ në  Prishtinë, raporton Periskopi.

“Njësiti policor derisa ishte duke inspektuar objektin e Qeverisë, ka vërejtur se dy të dyshuar meshkuj,  shtetas holandez kanë ngritur një dron”, deklaroi Policia e Kosovës.

Raportimi i agjencisë së lajmeve AP

Sipas autoriteteve të sigurisë, shtetasve holandezë u është  kërkuar që dronin ta   ulin në tokë.

“Lidhur me rastin është njoftuar Agjencia e Aviacionit Civil, kurse me  urdhër të prokurorit rasti është dërguar në procedurë të rregullt”, deklaroi policia, raporton Periskopi.

Ndërkohë, për rastin, kanë raportuar edhe  mediat e  fuqishme ndërkombëtare si AP, duke rikujtuar se dronët e paregjistruar konsiderohen si ilegalë./Periskopi

Shpërndaje në: