Dua bëhet prezantuese, jep parashikimin e motit për Kosovë, në televizionin francez
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka parashikuar motin e Kosovës në një televizion francez.
Ajo ishe e ftuar në “TMC TV” ku dhuroi spektakël në emisionin “Quotidien” duke dhënë parashikimin e motit. “Le të shikojmë motin në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Është 22 gradë celsius.
Direkt nga Parisi, natën e mirë”, ka thënë ajo teksa është përcjellë me shumë duartrokitje. Këngëtarja këtë moment ka ndarë me fansat e saj në instagram. Ndryshe një ditë më parë Dua Lipa ka marrë çmimin “Ascap Vanguard”, për ndikim në muzikë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “ASCAP”, e cila u mbajt të hënën mbrëma në Londër.
https://www.instagram.com/p/BaZ36JnlvQ1/?taken-by=dualipa



