Dua Lipa: Albumin tim të parë do ta publikojë për ditën e Pavarësisë së Kosovës

Dua Lipa: Albumin tim të parë do ta publikojë për ditën e Pavarësisë së Kosovës

Dua Lipa ka thënë se albumin e saj të parë do ta promovojë pikërisht më 17-shkurt për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Momentalisht ajo është duke kënduar në Parkun e Gërmisë në kryeqytet para mijëra fansave, shkruan Indeksonline.

Dua ka kënduar edhe në gjuhën shqipe në koncertin e saj.

Bëhet fjalë për këngën, “Beso në diell” e cila i takon rock bendit legjendar, ODA, pjesë e së cilit ishte edhe babai këngëtares, Dukagjin Lipa.

Atmosfera është tejet e “nxehtë”. Vlen të përmendim faktin se edhe rrugët e kryeqytetit janë të bllokuara, pas interesimit të madh për të marrë pjesë në koncertin e saj.

Shpërndaje në: