Dua Lipa bashkëpunon me Calvin Harris, ja çfarë bën Rita Ora nga inati (Video)
Ditë më parë këngëtarja kosovare me famë tashmë botërore Dua Lipa paralajmëroi projektin e saj të ri muzikor.
Kësaj radhe ajo do të bashkëpunoi me Calvin Harris, i cili kishte pasur një lidhje dashurie me Rita Orën.
Ndonëse Calvin e ka bllokuar Ritën në rrjetin social Instagram, kjo e fundit e ka etiketuar atë në një postim.
Rita ka postuar një video të këngës “I will never let you down” të cilën e kishte shkruar Harris. Ajo ka etiketuar atë teksa ia ka kujtuar 4 vjetorin e lansimit të këngës: Sa shpejtë fluturojnë vitet, ka shkruar ajo.
Nuk dihet nëse Rita është bërë xheloze për bashkëpunimin e Dua-s apo po mendon ndonjë rikthim me Harris.



