Dua Lipa: E lumtur që jam në Prishtinë, këtu ka shumë talenta

Dua Lipa: E lumtur që jam në Prishtinë, këtu ka shumë talenta

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ka arritur në Prishtinë për Festivalin ‘Sunny Hill’ që do të mbahet në Parkun e Gërmisë më 2,3 dhe 4 gusht – raporton Periskopi.

Në një konferencë për media, ajo ka falendëruar të gjithë ata që i kanë ndihmuar për organizimin e këtij festivali.

Ajo ka njoftuar për disa studio që të hapen në Prishtinë, ku të rinjtë të talentuar në muzikë mund të shkojnë e të praktikojnë aty.

“S’po di as ku me ja nis. Po du me ju thanë faleminderit që keni ardh edhe që na keni bërë të  mundur mee ba Festival në Prishtinë edhe me provu me ba diçka ma ndryshe në Prishtinë me këtë fondacion. Ka qenë ëndërr e madhe me pas një hapësirë ku fëmija e të rinjtë mujnë me ardh, se në Kosova ka talenta, e ata me pas një bazë ku munden  me ardh edhe me shpreh talentin e tyre. Po ndihna krenare që sot kemi me nënshkru këtë…ne ëndërrojmë shumë shumë shumë dhe e vlerësojmë përkrahjen që na keni dhënë sepse do ta kishim të pamundur ta bënim këtë. Është projekt i madh dhe është gjë që po bëhet me pasion, por mendoj se do të jetë e mahnitshme, ka thënë ajo./PERISKOPI

Shpërndaje në: