Dua Lipa feston ditëlindjen, ja urimi i nënës me fotografi të veçanta
Dua Lipa, këngëtarja kosovare, me famë botërore sot ka mbushur 22 vjet. E për ditëlindjen e saj kanë pasuar urime të shumta.
Ndërkohë vlen të theksohet një urim i veçantë i nënës së Dua-së, i pasuar me disa fotografi të saja kur ka qenë bebe, foto këto jo të publikuara më parë, shkruan Periskopi.
Këto fotografi, Anesa, nëna e Dua-së, i ka postuar në llogarinë e saj Instagram.
“Urime ditëlindjen. ??? Jemi shumë krenar me ty! Të duam ✨❤️✨ @dualipa”, ka shkruar ajo. /Periskopi






