Dua Lipa flet për herë të parë rreth klipit “New Rules” (Video)

Dua Lipa flet për herë të parë rreth klipit “New Rules” (Video)
Dua Lipa ka publikuar javë më parë projektin më të ri muzikor.

“New Rules”, titullohet kënga më e re që e ka shoqëruar me një videoklip, i cili u mirëprit prej fansave duke u shikuar mbi 18.4 milionë herë në YouTube.

 

Ajo tek sot ka zgjedhur të flas rreth videos dhe të zbardh disa detaje rreth këngës që është mjaft e veçantë.

Dua ka zbuluar se prej të gjithë videoklipeve që ka publikuar deri më tani, ky është krejtësisht ndryshe.

“Kur mendoj për videon e këngës “New Rules”, sinqerisht dëshiroja të bëja diçka të re. Pra, prej të gjithë këngëve që kam realizuar deri më tani, ky është krejtësisht ndryshe. Do të doja ta dëgjoja këtë këngë pas ndarjes prej dikujt. Mendoj se kënga të bën për vete dhe përmes videos kanë dashur të jap mesazhin që njëri-tjetrin mund ta ndihmojmë dhe nuk do t’i lëmë të gabojnë miqtë”, ka thënë ndër të tjerash Dua.

Dua Lipa dhe Henry Scholfield gjatë xhirimeve të videokëngës

 

Ajo më tutje ka folur edhe regjisorit Henry Scholfield, për të cilin ka vetëm vlerësime pozitive.

“Kam punuar edhe më parë me Henryn. Ai bën koreografi fantastike dhe gjëra të çmendura me stafin për videon. Unë e kuptoj shumë mirë dhe mendoj se kemi gjuhë të përbashkët. Ai dëshiroj që të dërgonim mesazhin e të qenit një përmes videos”, shtoi Lipa.

Në anën tjetër, Scholfield regjisori pohoi se të punosh me këngëtaren shqiptare është shumë e lehtë pasi që ajo është brilante dhe me shumë ide kreative, gjë që e bën artiste në plotkuptimin e fjalës, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, ky nuk do të jetë edhe kripi i fundit për Duan pasi që këngëtarja ka paralajmëruar edhe disa në kuadër të albumit të parë debutues, të cilin e ka nxjerrë në shitje në muajin qershor.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
FIFA: Nga pozita e 190-të tek e 78-a për dhjetë vite, Kosova po vazhdon të ngritet

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka shpërndarë një postim të veçantë – me disa…

Lejimi i veturave me xhama të zinj, MPB del me njoftim

Ministria e Punëve të Brendshme, ka thënë se errësimi i xhamave të veturave, lejohet vetëm…

Tahiri me kritika për Qeverinë: 60 milionë u dhanë për rrogën e 13-të, asnjë veprim për naftën

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të veprimeve konkrete…

Sulmi seksual ndaj 7-vjeçares në Vushtrri: I dyshuari është në paraburgim dhe pezullohet nga puna

Gjatë ditës së sotme është raportuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në…

Kurti nuk e ka gajlen e qytetarëve: Nëse e heqim akcizën për naftë, i humbasim 10 milionë euro në muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është rikthyer në Kuvend, ndonëse nuk ishin të pranishëm as…

Deputetja e PDK-së ia largon flamurin kombëtar Kurtit gjatë fjalimit në Kuvend

Deputetja e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu gjatë fjalës së…

Ganimete Musliu ia kap mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ta vazhdojë fjalën në foltore

Gjatë kohës sa kryeministri Albin Kurti po fliste, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë…

Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi Iran

Irani rrëzoi një aeroplan luftarak amerikan të premten, duke nisur një kërkim nga të dyja…