Dua Lipa gatuan ushqim tradicional shqiptar në emisionin e famshëm të shqiptarit Action Bronson (Foto)

Dua Lipa gatuan ushqim tradicional shqiptar në emisionin e famshëm të shqiptarit Action Bronson (Foto)

Këngëtarja Dua Lipa vazhdon të jetë një emër mjaft i kërkuar në emisionet e famshme ndërkombëtare.

Së fundmi, ajo është bërë bashkë me një tjetër shqiptar të famshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për kuzhinierin e njohur Action Bronson, tek emisioni i të cilit, vendosi të gatuajë një ushqim të njohur tradicional shqiptar.

Action Bronson, emri i vërtet i të cilit është Arian Asllani, drejton emisionin “Untitled Acrion Bronson”, në të cilin këtë javë kishte ftuar këngëtaren Lipa.

Kjo e fundit ka gatuar për shikuesit pite me spinaq, një ushqim i shumë-pëlqyera në tryezat e shqiptarëve.

Dua ka publikuar në rrjetin social Instagram imazhe nga momentet e këndshme që ka kaluar nën prezencën e Action Bronson.

“Dhe unë gatova piten e mamit në emisionin ‘Unitedles Bronson’ sot. Argëtimi më i madh që unë kam pasur në ndonjë emision televiz. Mezi pres që ju ta shihni këtë” (sic.), ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografisë./Telegrafi

Shpërndaje në: