Dua Lipa i jep fund lidhjes 2-vjeçare, çfarë ndodhi me çiftin

Dua Lipa i jep fund lidhjes 2-vjeçare, çfarë ndodhi me çiftin

“Po jam ndarë. Tashmë jam single”, ka deklaruar ajo për mediat angleze pak ditë më parë.

Po si i erdhi fundi lidhjes pasionante, ku çifti jo vetëm që nuk ndaheshin kurrë në evente, por as në koncertet e Duas? Sipas burimeve pranë këngëtares, vajza e këngëtarit nga Kosova, Dukagjin Lipa, ka pasur një ftohje që e ka distancuar nga i dashuri. Kështu, në mesin e një fillimi shumë të suksesshëm të vitit në tregun muzikor botëror me dy superbashkëpunime, Dua Lipa vazhdon karrierën tani me statusin single.

Këngëtarja e hitit “Scared to be lonely”, i ka dhënë fund historisë me të dashurin dhjetë vite më të madh në moshë. Ende pa u konfirmuar lajmi, kriza e thellë mes dyshes u reflektua edhe në rrjetet sociale. Foton e tyre të fundit çift ata e postuan në datën 2 janar, që do të thotë se vendimi për të mos qenë bashkë e kanë marrë këto javë.

Ndërkaq, në “Brit Awards”, edhe pse të dy të pranishëm, ata nuk u panë asnjë moment çift. Dua dhe Isaac e nisën lidhjen e tyre në verën e vitit 2015, kur këngëtarja sa kishte filluar të bëhej e njohur. Sipas mediave kosovare, ndarja përkon me kulmin e suksesit me hite si “No lie” e “Scared to be lonely”, dy projekte që po fuqizojnë karrierën e vajzës nga Prishtina në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Po kush është Issac për mediat e huaja? Në fakt më shumë sesa si model, Isaac njihet si shef i famshëm kuzhine. Ai shquhet për linjat prej atleti të fizikut dhe gjatësinë 1.88 m. Dua, e bija e një muzikanti rroku, që nisi karrierën si modele në Angli në moshën 16- vjeçare, e njohu atë në prag të moshës 20-vjeçare. Ata janë komentuar si çifti pasionant, pasi çdo foto e shkrepnin duke u puthur./Albeu.com/

Shpërndaje në: