Dua Lipa, koncert në Tiranë: Dikur më refuzuan në kor

Dua Lipa, koncert në Tiranë: Dikur më refuzuan në kor

Këngëtarja 21-vjeçare me orgjinë nga Kosova, Dua Lipa, do të interpretojë për herë të parë në Prishtinë dhe në Tiranë. Ajo renditet ndër artistet më të dëgjuara në mbarë botën. Suksesin më të madh e arriti në reklamën që i bëri “X factor UK” (2013).Nuk është pranuar të jetë pjesë e korit, tani ka pushtuar radiot

Origjina e popstarit anglez të “Be the one” është nga Kosova. “Nuk do të them asgjë për atë mësues, i cili më tha se nuk mund të arrijë nota të larta. E rëndësishme është që mos të heqësh dorë”. Dua Lipa, 21-vjeçarja, që i premton popit britanik rreth 10 milionë klikime në “Youtube” është një zë i mirë, që në shkollën fillore nuk e kanë pranuar as në korin e shkollës. “Nuk e kalova provën, sepse nuk arrija dot notat e larta”, është shprehur ajo, duke buzëqeshur për “Corriere della sera”.

Nuk ka hatërmbetje në fjalët e saj. “Nëse do ta takoja sot atë mësues, nuk do t’i thosha asgjë. Jam e kënaqur dhe e lumtur me atë që bëj. Prej fjalëve të tij nuk hoqa dorë”. Ajo që ka bërë është “Be the one”, një hit që ka lançuar albumin e saj, duke e renditur në dhjetëshen më të mirë në radiot më të mira të botës.  Dëshira për t’u marrë me muzikë i ka lindur nga i ati, Dukagjin Lipa, i cili kishte një band në Kosovë. Por, kur lindi Dua Lipa shkoi për të jetuar në Londër, bashkë me pjesën tjetër të familjes.

“Dëgjonte Bowie, Dylan, Radiohead, Stereophonics e Sting. Edhe pastaj ishte muzika e tij, që duke u rritur me të më, më formoi edhe mua”.

Pas disa vitesh familja e Dua Lipës zgjodhi që të rikthehej në Kosovë. Por kur pothuajse mbushi 15 vjeçe, Dua kishte vendosur që të bënte gati valixhet dhe të rikthehej në Londër. Vetëm! “Prindërit e mi e dinin që herët apo vonë do të ndodhte. Më kanë mbështetur gjithmonë dhe nga ana ime unë kam bërë pjesën time, duke i thënë mamit se; kur shkoja dhe kur kthehesha nga shkolla, kur gatuaja edhe kur bija për të fjetur”. Nuk ka qenë e lehtë. “Të gatuaje edhe të pastroje ka qenë një ankth i vërtetë, por gjëja më e vështirë ka qenë që të ishe vetëm. Sigurisht, që jetoja me miq, por ndonjëherë ke nevojë për përqafimin e mamit”. Ajo kurrë nuk hoqi dorë. E dinte se ku do të arrinte. Edhe tani ka të njëjtin menaxher, si Lana Del Rey. “Nuk kisha një plan B. Rregullat e mia janë; mos hiq dorë kurrë edhe nëse të thonë “jo”, duke provuar me këmbëngulje”.

Dua, emri i vërtetë i këngëtares

Emri edhe mbiemri janë të vërtetë. Nxjerrë pasaportën për të na i treguar. “Kur isha fëmijë dëshiroja një emër të veçantë, kam ndryshuar shumë shkolla dhe përherë duhet që t’u shpjegoja, duke e shqiptuar edhe treguar domethënien e emrit. Në gjuhën time Dua do të thotë dashuri”.

Babai ka qenë roker, por ajo ka shije popi

“ Cd-t e para që kam blerë kanë qenë ato të Nelly Furtado dhe të Pink”. Shijet nuk i janë zbehur asnjëherë. Për një periudhë i është afruar Destiny’s Xhild dhe Christina Agulera-s dhe tani hip-hopit. “ Jam influencuar kaq shumë nga muzika ime, saqë tani unë quaj veten ‘pop i errët’. E dua Kendrick Lamar dhe J Cole për versionin e teksteve që kanë. Dua që njerëzit t’i shikojnë me të njëjtat ndjenja reale, mungesën e limiteve në këngët e mia”.

Ka bërë një publicitet për “X factor”, por nuk ka kërkuar kurrë rrugën e talentit. E kuptueshme për një karrige lëkundëse, por më e çuditshme për një që pretendon se do të bëjë pop. “Talent shou është një mundësi dhe një trampolinë, por kam preferuar që të takojë njerëz dhe të ndërtojë marrëdhënie në skenën e muzikës në Londër. Nëse në këtë pikë askush nuk ma ka marrë në konsideratë, ndoshta ka menduar, kush e di …. “.

Dua, si modele

Përveç zërit Dua mund të luajë dhe me kartat e imazhit. Ka qenë gjithashtu modele. “Më thanë se nëse do ta bëja modelingun seriozisht duhet që të bija nga pesha. Hoqa dorë nga ajo botë, por në brendësi të mendimeve të mia, mendoj shpesh se rrobat që duhet të vesh nuk do të më rrinë mirë. Prandaj duhet të mësohemi që ta duam veten kështu siç jemi”.

Image
Image

 

Shpërndaje në: