Dua Lipa: Kosovarët nuk e praktikojnë islamin, por kanë tradita myslimane
Ylli shqiptar i muzikës në Britani, Dua Lipa, ishte e ftuar për intervistë në televizionin CNN, ku rrëfeu eksperienca interesante nga jeta e saj dhe shprehu mendime për çështje të ndryshme.
Në një pjesë të intervistës, ajo foli edhe për përkatësinë fetare të kosovarëve.
Dua thotë se kosovarët nuk e praktikojnë islamin, por më shumë kanë traditë myslimane.
“Janë tradita familjare. Edhe unë praktikoj të njëjtat tradita myslimane”, ka thënë Dua.



