Dua Lipa mohon gjithçka: Unë as që e kam takuar Marco Asension

Dua Lipa mohon gjithçka: Unë as që e kam takuar Marco Asension

 Këngëtarja kosovare më famë botërore, Dua Lipa, pas performancës mbreslënëse në finalen e Champions League ku janë përballur Real Madrid dhe Liverpool, është përfolur se ka kaluar natën me njërin nga lojtarit e klubit spanjoll.

Mediat kanë raportuar se Lipa është takuar me Marco Asension.

Këtë gjë e ka mohuar kategorikisht vetë këngëtarja në një reagim në Twitter.

“ As nuk e kam takuar Marko Asension, një gjë e tillë nuk do të ma falte as menagjeri im që është fans i Liverpoolit”, ka shkruar Dua Lipa./Periskopi/

 

Shpërndaje në: