Dua Lipa nderohet me çmim për kontributin në muzikë

Dua Lipa nderohet me çmim për kontributin në muzikë

Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa është nderuar së fundmi edhe me një tjetër çmim.

Ajo ka pranuar sot një çmim “Ascap Vanguard” për ndikimin e saj në muzikë.

“New Rules” është kënga ‘fajtore’ për këtë sukses që Dua po e shijon sot, duke u shndërruar në sensacionin pop të këtij viti.

“Jam shumë mirënjohëse që fitoj këtë çmim mes artistëve që i admiroj kaq shumë”, është shprehur këngëtarja Lipa pasi ka pranuar çmimin.

Eventi “ASCAP” mbahet çdo vit dhe prezantohet nga Shoqëria amerikane e kompozitorëve, autorëve dhe publikuesve, për hir të “ndikimit në zhanret e reja muzikore dhe zhvillimin e tyre”.

Nga kjo ceremoni e ndarjes së çmimeve, të shpërblyer dolën “The Amazons”.

 

Shpërndaje në: