Dua Lipa, në mesin e 10 albumeve më të shitura për 2018
Dua Lipa është artistja me albumin më të shitur për vitin 2018.
Ajo ishte e vetmja këngëtare në top 10 albumet më të mira të artistëve vitin e kaluar. Albumi ‘Dua Lipa’ ndodhet në vendin e nëntë në tabelën e Official Charts.
Dua Lipa gjithashtu kishte këngën e dytë më të transmetueshme të vitit, One Kiss, me Calvin Harris, si dhe këngën e nëntë më të transmetuar, IDGAF.
Vendin e parë e mban “The Greatest Showman” e Motion Picture Cast Recording.



