Dua Lipa pa hezitim tregon se është nga Kosova, ja çfarë ka shpërndarë në instagram

Dua Lipa pa hezitim tregon se është nga Kosova, ja çfarë ka shpërndarë në instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa është ajo që na bënë krenare cdo ditë me sukseset e saj në tregun muzikor ndërkombëtar.

E sot ajo ka vendosur që me adhuruesit e saj në rrjetin social “Instagram”, të ndajë një libër të shkruar nga vet gjyshi i saj, Dr. Seit Lipa.

“Kosova në periudhën e rindërtimit” mbanë titullin libri bashkangjitur me të cilin Dua ka dhënë edhe një shpjegim.

“Gjyshi im, Seit Lipa ishte kryetar i Institutit të historisë së Kosovës, në vitet 1990-1995. Duke dashur të tregoj historinë tonë dhe prej nga vijmë është në gjakun tonë dhe po mundohem të ju tregoj njerëzve kudo që shkoj e në çdo intervistë tregoj që jam nga Kosova. Ne kemi një histori shumë interesante, prej të cilët kam mësuar nga pak çdo herë. Një artikull u përhapë së fundi rreth punës së gjyshit tim dhe desha të ndajë këtë moment me të gjithë juve” ka shkruar Dua në postimin e saj.

Shpërndaje në: