Dua Lipa përkrah popullin e Sudanit (Foto)
Dua Lipa përmes rrjeteve sociale është shprehur në përkrahje të popullit të Sudanit.
Që nga java e kaluar, populli i Sudanit ka nisur protesta kundër presidentit Omar al-Bashir, shkruan lajmi.net.
Në përkrahje të popullit të Sudanit kanë dalur shumë fytyra publike, mes tyre edhe këngëtarja Dua Lipa.
“Po e ngriti zërin për Sudanin. Jam me të gjitha gratë, burrat dhe fëmijët që po protestojnë për një tranzicion paqësor në demokraci. Qeveria u është përgjigjur dhunshëm thirrjeve për demokraci, me vrasje e përdhunime. Ndërprerja e internetit po shkel të drejtat e qytetarëve për lirinë e shprehjes dhe informacionin jetësor dhe i vendos ato në një rrezik edhe më të madh. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe ne duhet së bashku ta ngremë zërin. Ju lutemi të ngritni zërin tuaj për të qëndruar pranë popullit të Sudanit. Unë do të vendos linqet në storyt e mia për mënyrën se si mund të ndihmoni”, ka shkruar ajo.



