Dua Lipa pjesë e festivalit të njohur botëror
Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa do të jetë për herë të parë pjesë e njërit nga festivalet më të njohura botërore të muzikës, Tomorrowland.
“Njerëz të Tomorrowland unë jam gati për ju”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook, duke e shoqëruar publikimin me një video promovuese. Pjesëmarrjen e saj e ka konfirmuar edhe festivali përmes një njoftimi.
Tomorrowland është festival i muzikës elektronike dhe vallëzimit që mbahet në Belgjikë. Që nga fillimi i tij, në vitin 2005, ky festival është bërë njëri nga më të rëndësishmit në gjithë botën.



