Dua Lipa shënon suksesin e radhës (Foto)
Pasi theu rekordin si artisja më e nominuar në historinë “Brit Awards” 2018, tani Dua Lipa është nominuar edhe në disa kategori të “NME Awards”, ceremonia e së cilës do të mbahet më 13 shkurt në Londër, transmeton Periskopi.
Dua Lipa është e nominuar në tri kategori të “NME Awards”:”Best British Solo”, “Best Track” dhe “Best Video”.
Lajmin se është nominuar në këtë ngjarjë të rëndësishme muzikore, e ka bërë të ditur vetë Dua Lipa përmes llogarisë së saj në Instagram.
“Jam nominuar në për 3 cmimme në “NME Awards”përfshirë “Solo Artistin më të Mirë në Britani”, “Këngën më të Mirë” dhe “Videon më të mirë”. Ju mund të votoni në www.nme.com/awardsvote”, ka shkruar Dua Lipa. /Periskopi/





