Dua Lipa shkëlqen në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa shkëlqen në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa i ka bërë të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo me dukjen e saj rrugëve të New York-ut.

E veshur me pantallona të shkurtër dhe një palë qizme kauboj të gjata, këngëtarja kosovare e njohur ndërkombtarisht e mori gjithë vëmendjen derisa shëtiste nëpër New York City.

Krijuesja e hitit New Rules e tregoi figurën e saj dhe trupin e saj të dendur me një parë pantallona të shkurtër sportiv dhe nuk kishte se si të mos binte në sy.

Si herave të tjera, Dua kishte përdorur disa nuanca të lehta në fytyrën e saj dhe nuk ia kishte tepruar me grimin.

Kujtojmë se Dua Lipa do të përformojë në Kosovë në festivalin SunnyHill i cili do të mbahet në datat 11, 12, 13 gusht në parkun e Gërmisë në kryeqytet, ku do të përformojnë edhe shumë artist të tjerë ndërkombëtarë e shqiptarë.

Shpërndaje në: