Dua Lipa shkëlqeu sonte në stadiumin e Kievit, ja çka kishte veshur (Foto/ Video)
Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, këngëtarja kosovare Dua Lipa hapi ceremoninë e finales së madhe të Ligës së Kampionëve.
Ajo performoi hitet e saj, teksa u paraqit me një koreografi fantastike, e cila ‘ndezi’ atmosferën para ndeshjes së madhe Liverpool-Real Madrid.
Përveç përformancës, ajo shkëlqeu edhe me paraqitjen e saj. Dua kishte zgjedhur ngjyrën e bardhë, me një palë pantallona të shkurtër ngjyrë bronzi dhe atlete, ajo thjeshtë duket si kurrë më parë.
Ky është një nga sukseset më të mëdha të këngëtares e cila dita-ditës, po shënon kthesa të mëdha në karrierën e saj artistike.
https://www.facebook.com/ChampionsLeague/videos/2054573014589150/






