Dua Lipa zgjedh Prishtinën, në vend të Londrës: Këtë ma thotë zemra
Dua Lipa është këngëtarja më e mirë e momentit.
Së fundmi, këngëtarja me prejardhje shqiptare ka folur në CNN për projektet muzikore, refugjatët anembanë botës duke qenë edhe ajo ishte refugjate në Angli shkaku i luftës në Kosovë, si dhe për Brexit.

“Askush nuk e lë vendlindjen me dëshirë. Unë e di se çfarë do të thotë pasi e kam përjetuar duke ardhur në Britani të Madhe. Kam qenë me fat që kam ardhur në Londër dhe kam plotësuar ëndrrat. Unë e di që ka shumë fëmijë që mund të përjetojnë këtë ndjenjë”, tha Dua Lipa.

Ajo gjithashtu ka falenderuar prindërit e saj, pasi ata i mundësuan që t’i plotësoheshin dëshirat, shkruan Blic.
“Faleminderit prindërve që më përkrahin në karrierë. Në shtëpinë tonë mbretëron muzika dhe kjo më ka ndihmuar në karrierën muzikore”, tha zeshkania.
Gjithashtu Dua Lipa u pyet nga gazetarja nëse do zgjidhte Prishtinën apo Londrën? Dua Lipa e kishte të vështirë, por zgjodhi Prishtinën.
“Zgjedh Prishtinën, pasi atë më thotë dhe zemra, pasi ndjehem vetja”, tha ylli britanik.



