Dua publikon këngën e re: A jeni gati për gjuhë dhe sjellje eksplicite
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa pas sukseseve të mëdha që i arriti me këngën “New Rules”, një nga hitet me të mëdha të vitit 2017, sot pritet ta publikojë videoklipin e saj më të ri.
“IDGAF”, këngë nga albumi i parë i Dua Lipës të cilin e publikoi më 2 qershor të vitit 2017, pas verisonit audio sot 12:00 sipas orës në Britaninë e Madhe publikohet edhe me videoklip.
Përveç fotografive nga klipi i ri, Dua Lipa së fundmi tregoi edhe se çka bën fjalë kënga “IDGAF” dhe videoklipi.
“Vëmendje! A jeni gati për të dëgjuat një gjuhë eksplicite dhe për të parë një sjellje eksplicite. Kjo këngë është për të gjithë ata djem që ju kanë lënduar. Nëse dëshironi të merrni pjesë në aktivitetin e radhës, ju lutem ngriteni lartë gishtin e mesit. Ju faleminderit”, thuhet në njoftimin të cilin Dua e ka postuar në llogarinë e saj në Instagram. /Periskopi/



