Dua relaksohet me të dashurin në një pishinë në Prishtinë (Foto)

Dua relaksohet me të dashurin në një pishinë në Prishtinë (Foto)

Dua Lipa bashkë me të dashurin e saj, Isaac Carew dhe anëtarët e ekipit të saj, kanë udhëtuar dje drejt Prishtinës.

Këngëtarja në mbrëmje i ishte drejtuar medieve në një konferencë për shtyp.

Sot, këngëtarja ka shfrytëzuar ditën për t’u relaksuar bashkë me të dashurin dhe familjen në pishinën e hotelit “Emerald”.

Lajmi.net ka siguruar një imazh ku shihen çifti teksa po merrnin rreze dielli në pishinë, bashkë me ta ishte edhe vëllai i Duas, Gjini.

Dua Lipa do të performojë nesër (e premte) në parkun e Gërmisë, ndërsa përveç saj, gjatë tri ditëve sa zgjat festivali, do të perfomojnë edhe Action Bronson, Dj. Martin Garrix e shumë artistë të tjerë.  

 

 

 

 

Shpërndaje në: