Dua shfaqet në momente romantike me të dashurin
Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa e cila po bënë bujë të madhe në arenën muzikore ndërkombëtare është parë tash e një kohë me të dashurin e ri Anwar Hadid, i cili është vëllau i motrave Bella dhe Gigi Hadid.
Ata po konsiderohen si çifti më i ri i Hollivudit.
Anwar po shfaqet mjaft shpesh në paraqitjet e tij me këngëtaren shqiptare Dua Lipa, kështu kanë bërë edhe së fundmi në Malibu në Los Angelos, ku janë kapur nga aparati derisa Anwar po mbante për dore të dashurën e tij Dua Lipa.
Dyshja duket se po i kalon momentet më të mira romantike.




