Dua të luaj në Premier Ligë
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot ka shprehur hapur dëshirën që një ditë të luajë në Premier Ligën angleze.
Francezi i talentuar ka qenë pjesë e të rinjve të Manchester Cityt në vitin 2008, ndërsa tani thotë se dëshiron rikthimin në ishull.
“Unë vërtetë e pëlqej Anglinë dhe jetën atje, madje edhe jashtë futbollit”, deklaroi Rabiot.
“I thashë vetës se unë do të kthehem një ditë. Kam pasur gjithmonë dëshirë për të luajtur në Angli”. /Periskopi.com



