“Duam vetëm të bardhë në radhët tona”, shpërthen racizmi në Rusi

“Duam vetëm të bardhë në radhët tona”, shpërthen racizmi në Rusi

Sipas lajmit të dhënë nga presidentja e skuadrës Elena Yelentseve, klubi Torpedo Moscow ka anuluar kontratën me Erving Botaka-Yoboma pas presionit të ultrasve “Zapad-5” për të mos  pranuar rusin me origjinë kongoleze në ekipin tyre.

“E zeza mund të jetë njëra prej ngjyrave të klubit tonë, por duam vetëm të bardhë në radhët tona”, – deklaroi grupimi i fanatiksave të Torpedos.

Ndërsa pronari i skuadrës deklaroi se klubi nuk vendos kritere me bazë ngjyre për të firmosur me futbollistët.

Shpërndaje në: