Duda Balje aktive edhe në Instagram, ‘çmend’ ndjekësit me fotografitë që publikon (Foto)

Duda Balje aktive edhe në Instagram, ‘çmend’ ndjekësit me fotografitë që publikon (Foto)

Ka kohë që është pjesë e kuvendit të Republikës së Kosovës. Dhe tani, Duda Balje e cila njihet për sharmin dhe elegancën që ka treguar dhe tregon për vite e vite, sa ka që kur i është futur politikës në Kosovë, shpesh herë befason me dukjen.

Ajo është nëna e tre fëmijëve por në vazhdimësi ‘i çmend’ ndjekësit e saj me linjat e përsosura të trupit dhe pamjen e saj ‘fit’.

E hiç më larg se dje, bukuroshja nga radhët e komuniteti boshnjak  në Kosovë ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në “Instagram” ku ka vënë në fokus konstruktin e bukur të fytyrës, përderisa e gjithë vëmendja shkon pikërisht në sytë e saj të mahnitshëm.

Përderisa kishte lëshuar një ballukë në njërën pjesë të fytyrës deputetja i ka dhënë një buzëqeshje të ëmbël syrit të kamerës duke bërë kështu që të rrezatojë nga bukuria.

Balje ndryshe njihet si një nënë e një grua e zonja, e cila po punon për të mirën e komunitetit që i takon dhe po ashtu edhe për të mirën e vendit tonë.

 

Shpërndaje në: