Duda Balje me shami për Ramazan: Gati për lutjet e natës (Foto)
Deputetja Dude Balje ka postuar një fotografi në rrjetet sociale duke dëshmuar se do ta nisë agjërimin.
Shpesh herë ajo komentohet edhe në Parlament për dukjen dhe paraqitjen e saj, ndërsa këtë ditë ajo ka vendosur që prapë të kujdeset për paraqitjen e saj.
Kohë më parë është pyetur se a e quan veten të bukur. Nëna e tre fëmijëve është shprehur se: “Jam e bukur sepse, jam e kënaqur me veten kështu si jam”.




