Duda Balje: Nesër do të abstenoj, ata s’kanë nevojë për votën time
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, për Front Online, ka bërë të ditur qëndrimin e saj lidhur me procesin e formimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, duke përfshirë Kuvendin dhe formimin e Qeverisë Kurti 3.
Ajo theksoi se deri më tani nuk ka pasur asnjë thirrje, bisedë apo takim me grupin e Lëvizjes Vetëvendosje, as me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, dhe se për këtë do të abstenoj ditën e nesërme në seancën konstituive ngase konsideron se ata nuk kanë nevojë për votën e saj.
“Unë konsideroj se nuk kanë nevojë për votën time. Unë jam për formimin e institucioneve. Këtu jemi ku jemi, nuk kemi qenë bllokues, por nëse nuk ka pasur nevojë për votën time, do të abstenoj“, tha ajo për FrontOnline.
Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit, për 11 shkurt në orën 12:00.



