Duhet të përmirësohemi
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka kërkuar nga skuadra e tij që të përmirësojnë lojën.
Këtë, portugezi e tha pas disfatës së djeshme në Premier Ligë nga Watford.
“Mendoj se disa individë ndoshta ndjejnë presion dhe shumë përgjegjësi. Por, ne duhet të përmirësohemi, pa dyshim, individualisht dhe kolektivisht. Dhe kjo është puna ime”, ka thënë Mourinho.
Skuadra e trajnerit portugez ka pësuar tre humbje rresht në tre ndeshjet e fundit, dy në Premier Ligë dhe një në Europa Ligë. /Periskopi.com



