Duke përgatitur fli në katun, kështu e kaloi të dielën deputetja Blerta Deliu
Ajo është ndër deputetet më të zëshme në Parlament.
Blerta Deliu, deputetja nga radhët e PDK-së, e cila është shumë aktive në politikë, ajo gjithsesi qëndron në trend me rrjetet sociale, shkruan Kosovarja.
Ajo në llogarinë e saj në Instagram shpesh herë publikon foto nga jeta profesionale por edhe ajo personale.
Këtë herë, Blerta Deliu ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi, e cila ka treguar se ku e kaloj këtë ditë pushimi.
“E diela! Në katun”, e ka përshkruar deputetja fotografinë, ku shihet ajo duke përgatitur fli në Prekaz, e rrethuar me një natyrë plot gjelbërim.
Siç shihet më poshtë, ajo është mjaft e zonja edhe në ushqim. /Kosovarja/




