“Dukesh mirë Granit”, nënkampioni gjerman poston fotografinë e Xhakës
Bayer Leverkuseni ka dhënë të tjera shenja që Granit Xhaka nuk do të largohet.
Nënkampioni gjerman të mërkurën ka publikuar fotografi të Xhakës duke pozuar me fanellën e re vendase të skuadrës. Po ashtu ka publikuar një fotografi të tij me mbishkrimin ”dukesh mirë, Granit”.
Xhaka kishte dhënë shenja se e dëshiron largimin nga Leverkuseni, ndërsa Milani u angazhua për transferimin e tij, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.
Por ka gjithnjë e më shumë raportime se kapiteni i Zvicrës do të mbetet te Leverkuseni./ Periskopi/



