Dukjet e Met Gala para dhjetë vjetësh (FOTO)
Sonte pritet të mbahet mbrëmja më e bukur e vitit Met Gala, ku do të parakalojnë shumë yje të veshur si është më së miri.
Muzeu Metropolitan i Arteve për çdo vjet organizon këtë mbrëmje me tema të ndryshme për veshjet e pjesëmarrësve dhe kostumet që do të prezantohen.
Met Gala 2018 ka për temë “Trupat Hyjnor: Moda dhe Imagjinata Katolike”. Këtu pritet të prezantohen krijime nga Dolce & Gabbana, Versace, dhe Schiaparelli bashkë me 41 veshje kishtare të marra hua nga Vatikani.
Pak orë na ndajnë nga parakalimi i yjeve, megjithatë ne do t’ju rikujtojmë dukjet e tyre të mëparshme. Më poshtë ju sjellim disa prej dukjeve të yjeve në Met Gala të organizuar para dhjetë vjetësh.



















