Duli: Mosfunksionimi i Kuvendit e ka arritur kulminacionin
Ajo mendon se deputetët dhe vet Kuvendi si institucion, nuk janë duke kryer punën për çka janë të thirrur.
“Deputetët nuk kanë rrezikuar vetëm funksionimin e Kuvendit, por gjithë demokracinë e shtetit. Kuvendi dhe deputetët asnjëherë nuk kanë përfaqësuar interesin e qytetarëve, por vetëm interesat partiake. Do të thotë, llogaridhënia këtu dështon. Është çështja edhe te vet integriteti dhe te demokratizimi i brendshëm i partive politike, ku detyrohen deputetët të mos kenë integritet personal”, tha Duli.
Partitë politike opozitare kanë bllokuar disa herë seancat, duke përdorur dhe gazin lotsjellës dhe fishkëllima në sallën e seancave, në rastet e trajtimit të çështjeve si Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi apo çështje tjera që nuk janë mbështetur nga tabori opozitar.



