“Dum babën”: Albin Kurti si babë i Leas bën xheloz mbështetësit e VV-së, ia kritikojnë frizurën

“Dum babën”: Albin Kurti si babë i Leas bën xheloz mbështetësit e VV-së, ia kritikojnë frizurën

Në natën e ndërrimit të mot-moteve, Albin Kurti publikoi një fotografi në profilin e tij në Facebook e në të cilën shfaqet krahas gruas së tij, zonjës Rita dhe krahas vajzës së tij të vogël, zonjushës Lea.

Lideri politik për të cilin u bë shumë bujë në vitet e fundit, me aktivistë e mbështetës që e lidhnin me figurën e ‘babës’, mori shumë reagime pas kësaj fotografie simpatike.

E bija e tij dukej mjaft e qeshur duke i shtrënguar me duar të dy prindërit e saj, përcjell Periskopi. Nuk dihet nëse kjo festë nga z.Kurti është pritur në Kosovë apo në Norvegji, ku banon znj.Knudsen, e cila është edhe gruaja e tij.

Sidoqoftë, ai ka premtuar se do të jetë i pranishëm të hënën më 6 janar në Presidencë, për të takuar presidentin e Republikës, z.Thaçi në mënyrë që të mandatohet zyrtarisht për të formuar qeverinë e re të Kosovës.

Por, jo të gjithë kanë pritur pozitivisht fotografinë e publikuar nga Kurti. Ai është kritikuar nga analisti që mbështeti atë në zgjedhjet e 6 tetorit, z.Bleron Baraliu, e i cili në një postim kërkoi që gjoba e parë e vitit 2020 të jepej për atë që i ka bërë frizurën z.Kurti.

Në fund të vitit 2017, anëtarët e PSD-së që dolën nga Vetëvendosje kishin shkruar nëpër mure të Prishtinës “S’ka babë, ka ide!” duke goditur relacionet e z.Kurti me aktivistët dhe mbështetësit e partisë, e të cilat sipas tyre ishin të mbështetura në kompleksin e ‘babait’ dhe në kultin e individit. /Periskopi

Shpërndaje në: