Dushi kujton Bajram Kelmedin dhe djemtë e tij: Koha për drejtësi dhe ndëshkim për krimet e kryera në Kosovë
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Florian Dushi, ka kujtuar vrasjen e avokatit të njohur Bajram Kelmendit dhe dy djemëve të tij, Kastriot dhe Kushtrim Kelmendin.
Dushi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar drejtësi dhe ndëshkim për krimet e kryera nga serbët gjatë luftës në Kosovë.
“Më 24 mars 1999, në natën kur nisi fundi i makinerisë kriminale serbe, regjimi i Slobodan Millosheviqit – eksponentë të të cilit akoma qeverisin në Beograd, kreu një nga krimet më të rënda në Prishtinë. U rrëmbyen, u torturuan dhe ekzekutuan avokati Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastrioti dhe Kushtrimi – vetëm pse ishin zë i drejtësisë dhe i lirisë së shqiptarëve të Kosovës.Ky akt barbar nuk ishte thjesht një vrasje, por dëshmi e frikës së një regjimi që luftonte drejtësinë dhe të vërtetën të cilën në emër të Kosovës e përfaqësonte Avokatini saj, Bajram Kelmendi”, ka shkruar ai.
Dushi ka shtuar se “Ata menduan se mund ta heshtnin një zë – por gabuan”.
“Sepse drejtësia nuk vritet. Sepse kujtesa nuk shuhet. Sot, ne kujtojmë jo vetëm dhimbjen, por edhe angazhimin, qëndresën dhe dinjitetin e tyre. Dhe nuk harrojmë kurrë krimet e regjimit kriminal serb të cilat duhet të zbardhen dhe ndëshkohen.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



