Dy fëmijë mbyten në një gropë në lagjen ‘Kolovicë’ të Prishtinës

Dy fëmijë mbyten në një gropë në lagjen ‘Kolovicë’ të Prishtinës

Në lagjen Kolovica të Prishtinës kanë humbur jetën dy fëmijë, pasi kanë rërë në një gropë e cila është hapur nga dikush për punime.

“Rreth orës 14:00 kemi marrë një informatë se një fëmijë ka rënë në një gropë. Me të dalë në vendin e ngjarjes është bërë e ditur se bëhet fjalë për dy veta.”

“Nga aty janë nxjerrë dy trupa të pajetë, i një djalit të moshës 11 vjeçare dhe një femre 13 vjeçare”, ka thënë Flora Ahmeti për Klan Kosova nga Policia e Kosovës.

Ahmeti ka thënë se vdekjen e fëmijëve e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor, njofton Klan Kosova.

“Tash për tash nuk kemi ndonjë të arrestuar, por që do të shikohet se kush e ka hapur këtë gropë dhe cili ka qenë qëllimi i hapjes së saj”, ka shtuar Ahmeti.

 

Shpërndaje në: