Dy gjigantë të futbollit në garë të rreptë për sulmuesin e Real Madridit (Foto)
Manchester United dhe AC Milan ende janë të interesuar për spanjollin e Real Madridit, Alvaro Morata, ndërsa Chelsea ka kthyer fokusin nga Lukaku.
Sipas Goal, Alvaro Morata duket i gatshëm të largohet nga Real Madridi për t’iu bashkuar njërës nga skuadrat e Man United ose AC Milan, transmeton Periskopi.

Chelsea ka kthyer fokusin kah Lukaku, por negociatat po lëvizin ngadalë pasi klubi i Everton po kërkon 100 milionë funta për yllin e tyre.

Chelsea janë duke kërkuar sulmues, pasi u bë e ditur se ata nuk e dëshirojnë më Diego Costan në skuadrën e tyre. /Periskopi



