Dy gjigantët evropian futen në garë për shërbimet e Emre Can (Video)
Emre Can nga sezoni i ardhshëm mund të bëhet me klub të ri
Juventusi është llogaritur si favorit kryesor për të fituar shërbimet e mesfushorit turk i cili luan me kombëtaren e Gjermanisë, shkruan Periskopi.
‘Tuttosport’ ka zbuluar se përveç ‘Zonjë së Vjetër’ janë edhe Bayern Munich dhe Manchester City që kërkojnë yllin e Liverpoolit.
24-vjeçarit i skadon kontrata me klubin anglez në verën e këtij viti dhe mund të largohet me parametra zero. /Periskopi/



