Dy gola për tre minuta, ndeshje e zjarrtë në “Allianz Arena” mes Bayernit e Chelseat
Bayern Munichu e ka dyfishuar rezultatin ndaj Chelseat në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Champions League.
Harry Kane u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 26-të, vetëm gjashtë minuta pas golit të parë.
Fillimisht, gjyqtari nuk akordoi penallti, por me ndërhyrjen e VAR-it u akordua 16-metërsh për bavarezët,
Ndërsa, vetëm tre minuta më vonë, Chelsea e ngushtoi epërsinë me një super gol të Cole Palmer.



