Dy klube të Serie A interesohen për Arbër Zenelin
Reprezentuesi i Kosovës mund ta vazhdojë karrierën në Itali.
Janë dy klubet e Serie A, Fiorentina dhe Napoli ato që interesohen për mesfushorin e përfaqësueses kosovare të futbollit, Arbër Zeneli.
23-vjeçari, që është pjesë e Heerenvenit në kampionatin holandez ka përfunduar në radarët e këtyre dy klubeve të mëdha italiane, raporton KosovaPress.
Lajmi është raportuar nga mediat suedeze, që tregojnë për interesimin e dy klubeve italiane për talentin e rritur ne futbollin suedez.
Boras Tidning shkruan se kontrata e Zenelit me Heerenven skadon në vitin 2019 dhe mesfushori i talentuar është duke u kërkuar nga Fiorentina dhe Napoli./



