Dy kosovarë të lënduar pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Liqenin e Mavrovës

Dy kosovarë të lënduar pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në Liqenin e Mavrovës

Dy qytetarë të Kosovës, J.P. 41 vjeç dhe D.M. 64 vjeç, kanë mbetur të lënduar pasi një aeroplan i vogël sportiv është rrëzuar të premten në ujërat e Liqenit të Mavrovës. Të lënduarit u dërguan me urgjencë në spitalin e Gostivarit, ka konfirmuar Shërbimi Rajonal i Emergjencës në Tetovë.

Sipas informacioneve të para, aeroplani ka pësuar defekt teknik në motor, çka ka detyruar pilotin të bëjë ulje të detyruar në liqen.

“Rreth orës 12:35 të datës 12.12.2025, Stacioni Policor në Tetovë – Stacioni Policor Gostivar ka raportuar se një aeroplan i vogël sportiv është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës, afër digës së Kanalit Belicë. Sipas raportit, dy shtetas të Kosovës, J.P. (41 vjeç) dhe D.M. (64 vjeç), i cili ishte pilot i aeroplanit, kanë arritur të dalin nga mjeti dhe të ngjiten në breg. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për trajtim në Qendrën Klinike të Gostivarit”, ka njoftuar policia e Tetovës.

Policia e Mavrovës ka dalë menjëherë në vendngjarje. Në deklaratën dhënë oficerëve, piloti ka thënë se ishte i detyruar të ulej në liqen për shkak të problemeve me motorin./Periskopi

Rrëzohet një avion në Maqedoni të Veriut

Detaje nga rrëzimi i avionit në Mavrovë, në avion ishin dy shtetas të Kosovës, piloti Manxhuka ka deklaruar se ka pasur problem me motorin

Shpërndaje në: