Dy orë para përfundimit të afatit: Këto janë listat dhe koalicionet parazgjedhore

Dy orë para përfundimit të afatit: Këto janë listat dhe koalicionet parazgjedhore

Sonte në mesnatë, në orën 23:59, përfundon afati ligjor që subjektet politike të dorëzojnë online listat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat mbahen më 28 dhjetor 2025, raporton Periskopi.

Sipas njoftimit, deri në orën 21:30 të së dielës, 7 dhjetor 2025, gjithsej 15 subjekte politike kanë dorëzuar listat e tyre, me 541 kandidatë në total. Këto subjekte janë:

  • Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë

  • SDU – 35 kandidatë

  • Jedinstvena Goranska Partija – 23 kandidatë

  • Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 40 kandidatë

  • Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë

  • Fjala – 20 kandidatë

  • Nedžmidin Sejdilar – 1 kandidat

  • Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 53 kandidatë

  • LDK – 110 kandidatë

  • PAI–PDAK–LPB – 90 kandidatë

  • KDTP – 16 kandidatë

  • Nova Demokratska Stranka – 40 kandidatë

  • Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës – 14 kandidatë

  • Srpska Lista – 33 kandidatë

  • Koalicija Vakat – 43 kandidatë

Njoftimi i plotë:

•Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora 23:59) përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave të tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

•Deri më tani (e diel, 7 dhjetor 2025, ora 21:30) 15 subjekte politike kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 541 kandidatë dhe si në vijim:
1. Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë;
2. SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU – 35 kandidatë;
3. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – 23 kandidatë;
4. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – 40 kandidatë;
5. Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë;
6. FJALA – 20 kandidatë;
7. Nedžmidin Sejdilar – 1 kandidat;
8. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS – 53 kandidatë;
9. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK – 110 kandidatë;
10. PAI – PDAK – LPB – 90 kandidatë;
11. KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP – 16 kandidatë;
12. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – 40 kandidatë;
13. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës – 14 kandidatë;
14. SRPSKA LISTA – 33 kandidatë; dhe
15. KOALICIJA VAKAT – 43 kandidatë.

•Në përmbushje të detyrimeve ligjore lidhur me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar, KQZ, nëpërmjet Zyrës, do të dorëzojë në disa institucione kërkesat e veçanta së bashku me listën e kandidatëve që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të verifikimit të tyre nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Shpërndaje në: