Dy penallti, dy gola, një karton i kuq – Reali fiton me shumë vështirësi (VIDEO)

Dy penallti, dy gola, një karton i kuq – Reali fiton me shumë vështirësi (VIDEO)

Real Madridi ka arritur fitore të vështirë përballë Levantes në ‘Ciutat de València’. 

‘Galaktikët’ mposhtën vendasit falë dy penalltive, me rezultat 1-2.

Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, gjyqtari Villanueva u ftua ta shikonte VAR-in pas prekjes së topit me dorë nga njëri nga lojtarët e Levantes. Karim Benzema nuk gaboi nga 11-metra.

Në një atmosferë fantastike, Levante barazoi gjithçka nëpërmjet Roger (60′), por me t’u inkuadruara në lojë Gareth Bale (78′) shënon gol vendimtar, sërish nga penalltia, për t’i siguruar një fitore të rëndësishme ekipit të tij.

Deri në fund, Nacho u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Reali gjendet në vendin e tretë me 48 pikë, 9 më pak se Barcelona në vendin e parë, e me të cilën do të takohet në xhiron tjetër të La Liga-së në ‘Santiago Bernabeu’, që zhvillohet më 2 mars. Levante mbetet në pozitën e 13 me 30 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: